Sali Berisha dhe dhëndrri i tij shkatërruan dhe përvetësuan truallin e kompleksit “Partizani”

Sali Berisha është përgjegjës direkt për shkatërrimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri. Kompleksi më i madh sportiv që ka pasur Shqipëria deri në vitin 2005 ishte kompleksi “Partizani”, me disa fusha futbolli, me terrene stërvitore për disa sporte dhe ambiente të brendshme për sportet individuale si gjimnastika etj. Por ky kompleks i madh sportiv u shkatërrua nga babëzia e familjes Berisha dhe për këtë cështje është shkruar shumë në media vite më parë.

Bejkush Birçe
Bejkush Birçe

Qëndrimet që ka mbajtur gjatë atyre viteve një prej kuadrove të spikatur të klubit “Partizani”, ish-trajneri i kësaj skuadre dhe i ekipit kombëtar, Bejkush Birçe. Ai e cilëson shkatërrimin e kompleksit të Partizanit një vepër të shëmtuar të dirigjuar nga shteti, në atë kohë qeveria “Berisha”, ku ishin implikuar drejtpërdrejt fmailjarët e tij dhe dhëndri, Malltezi.

Sot Partizani si klub sportiv funksionon, por falë investimeve private të Gazmend Demit dhe ripërtëritjes së infrastrukturës sportive nga kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë në katër vjet atë që nuk ishte bërë në 27 vjet. Birce argumentoi në atë kohë se kompleksi sportive “Partizani”, trualli ku shtrihej, nuk ishte pronë private e Malltezëve dhe e askujt tjetër, por blerë nga Italia fashiste dhe sekuestruar nga qeveria e majtë më vonë pas luftës.

“Dua të flas për Partizanin, problematikën e të cilit e njoh shumë mirë dhe me Partizanin u nis fillimisht ky lëmsh i madh e skandaloz me pasoja të rënda për klubin sportiv më të fuqishëm në Shqipëri dhe krenari e sportit kombëtar. Është shkruar, folur e dokumentuar që ajo që ndodhi me klubin Partizani është vjedhje e shtetit dhe përgjegjës për këtë është Ministria e Mbrojtjes. Askush nuk ka pyetur pse përfundoi kështu, pse ndodhi e gjitha kjo”, deklaronte Birçe në vitin 2012.

Më tej ai jep sqarim pse çështja nuk shkoi në gjykatë nga personalitetet e Partizanit.

“Ne s’kemi si të paraqiteshim në gjykatë, pasi nuk kishte gjykatë. Gjykatë ishte ai që vodhi klubin. Ne përmendim argumentim sepse është dokumentuar që ishte aviacioni, paguar nga Italia fashiste, nënshkruar nga Jakomoni e Vërlaci, pra s’ka pronarë. Kemi 67 vjet klub i Partizanit dhe kjo është një jetë. Fillimisht iu morën fushat e basketbollit. Si, qysh, ku, tek etj, asgjë s’u mor vesh. Vendosi ajo qeveri (Berisha) pa pyetur njeri”, theksonte Birçe.

“Kurse, sa i takon futbollit, hotelit, pjesës së tjetër të shumësportëshit nuk u realizua pasi ndërhyri ministri në atë kohë Gazmend Oketa dhe gjeneral Qiriazi. Ata nuk firmosën që të merret klubi i Partizanit nga Malltezi apo Berisha. Nuk u firmos nga ministri, pasi nuk kishte normë, pra nuk kishte ligj ta bënin një gjë të tillë.

“Por brenda javës u firmos nga ministri Imami, të cilin vajta e takova, më tha është pronë, por unë i thashë që s’është e vërtetë. Më e keqja është se i nxorën jashtë e s’i dhanë drejtim klubit, ekipet u shpërndanë etj. Turp! Shteti nxori në rrugë klubin që ishte nderi i kombit. Edhe qenve u gjendet një strehë e jo më Partizanit, klub elitar sportiv në Shqipëri. Me gjithë shkrimet në shtyp, askush nuk jep përgjigje. Por ç’ndodh? Një deputet i PS-së, Taulant Balla, u hodh në gjyq nga familja Berisha pse deklaroi se u vodh klubi i Partizanit, por Balla e fitoi gjyqin. I drejtohem qeverisë së majtë që të kthejë sportin atje ku ishte dhe vjedhja duhet të dënohet. Por për këtë problem nuk them dot më shumë, pasi e njoh zotin Rama, që siç do artin dhe sportin, edhe kjo çështje meriton vëmendje. Partizani s’kërkon para, por vëmendje dhe atë që i takon e jo të bëhet tregti e pazar me palestrën e hotelin. Edhe një herë, unë kam shqetësim për rininë, për sportin. Ata e nxorën Partizanin poshtërsisht në rrugë, jashtë shtëpisë së tij”, theksonte Birçe.

Në një farë mënyre, Kryeministri Edi Rama, po e mban fjalën, pasi rikonstruksionet e stadiumeve në Shkodër dhe Elbasan që janë shdërruar në modern brenda standardeve të UEFA-s e FIFA-s, Parku Olimpik në Tiranë dhe Parku Olimpik i Korçës, si dhe përmirësime të ndjeshme në mjaft impiante sportive në rrethe, janë vepër e qeverisë së Edi Ramës.

Partizani sot funksionon si klub dhe po krijon një kompeks të vetin në kryeqytet, të cilin pritet ta inagurojë në fund të këtij viti.