“Serbia nuk ka anëtarësim në BE pa marrëveshjen me Kosovën”

Ministrja e Integrimit Evropian në Serbi, Jadranka Joksimovic ka deklaruar se pa u arritur marrëveshja përfundimtare midis Prishtinës dhe Beogradit , shteti serb do ta ketë të pamundur anëtarësimin në BE.

Joksimovic ka theksuar në një intervistë për ‘Politiko’ rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet dy shteteve.

“Sa i përket dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, kuadri negociues i BE-së është i qartë: Marrëveshja ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e raporteve duhet të arrihet para anëtarësimit”-ka thënë ajo, transmeton lajmi.net.

Ministrja serbe është shprehur gjithashtu se për vonesën e arritjes së marrëveshjes faji është i Prishtinës, pasi ajo nuk po tregon asnjë përpjekje konkrete.

E megjithatë, afati më optimal për arritjen e marrëveshjes nuk varet vetëm nga Kosova, por edhe nga  interesimi në vijim i Serbisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne