Shkozë, qytetarët protestojnë kundër prishjes së banesave

Banorë të Shkozës janë ngritur në protestë ditën e sotme, duke kundërshtuar shembjen e 153 banesave në zonë si pasojë e zgjerimit të rrugës, pjesë e planit urbanistik të Tiranës.

Një pjesë e protestuesve, kryesisht gra e fëmijë janë ulur në rrugë për të penguar kalimin e makinave, duke shkaktuar edhe trafik.

Banorët pretendojnë se me ta nuk është komunikuar paraprakisht që pjesa e banesave të tyre është përfshirë në planin urbanistik, duke pretenduar që jo vetëm që nuk janë njoftuar për shembjen e shtëpive, por nuk kanë negociuar as për dëmshpërblimet.

Banesat nuk janë të legalizuara, gjë që vështirëson edhe më tej procesin. Në vend është e pranishme edhe policia, por përfaqësues nga bashkia për të negociuar me banorët nuk ka ende.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne