Skandal/ Spiunërve të SHIK-ut u vjedhin të dhënat

Shefja e Sektorit të Mbrojtjes Kibernetike në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes ka hakeruar kompjuterin e drejtorit të kësaj agjencie duke kopjuar gjithçka që ai kishte në kompjuter.

Vjedhja e të dhënave alarmoi Ministrinë e Mbrojtjes. Hakerja u zbulua dhe ajo ishte pikerisht personi që duhet të mbronte të dhënat, Elfrida Bardhanjori me detyrë  shefe e sektorit të mbrojtjes kibernetike, raporton Top Channel.

Ajo ka shfrytëzuar serverin e agjencisë për t’u futur ilegalisht dhe kopjuar të gjitha të dhënat në kompjuterin e drejtorit të AISM në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Kam marrë gjithë informacionin që ndodhej në kompjuterin e Drejtorit të Përgjithshëm me qëllimin për t’i bërë kopje të gjithë informacionit që ky drejtor dispononte, meqenëse për të kishte dalë urdhri i largimit nga detyra”, ka thënë Bardhanjori.

Pasi ndërhyrja kompjuterike është zbuluar, e pandehura Bardhanjori ka fshirë të gjithë informacionin e kopjuar si dhe logfilet nga kompjuteri i saj.

Nga ekspertiza kompjuterike e kryer për këtë rast ekspertët nuk kanë mundur dot të përcaktojnë se çfarë materialesh janë kopjuar nga kompjuteri i Drejtorit të Agjencisë se Inteligjencës dhe Sigurisë.

Bardhanjori u dënua me 18 muaj shërbim prove. Gjykimi i shkurtuar nuk lejon deklarimet e të pandehurës në gjykim, pasi procedohet direkt me konkluzionet përfundimtare.

Por sipas Ministrisë së Mbrojtjesnuk janë shpërndarë materiale me karakter sekret, as të ushtrisë shqiptare dhe as të alencës e NATO-s. / Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne