Gazrat me efekt serrë kanë qenë në origjinë të ndryshimit klimatik edhe në të kaluarën e Tokës, 66 milionë vite më parë, kur zvogëlimi i nivelit të dioksidit të karbonit në atmosferë, bashkuar me ndarjen e Australisë nga Antarktida duke ndryshuar qarkullimin e oqeaneve, ndikuan në uljen e temperaturave, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature”, i koordinuar nga Margot Cramwinckel e Universitetit të Utrehtit në Holandë dhe nga Matthew Huber i Universitetit “Purdue” në SHBA.

Shkencëtarët kanë studiuar ndryshimet e temperaturës tokësore në të kaluarën përmes analizave të një grupi bakteresh shumë antike, “Archea”, që janë konservuar në Bregun e Fildishtë.

Këto mikroorganizma, në gjendje të kolonizojnë ambjentet më ekstreme, kanë veshje shumë të ndjeshme ndaj ndryshimit më të vogël të temperaturave të jashtme. Studiuesit i kanë përdorur ato si termometër natyralë të Tokës duke i krahahsuar të dhënat me disa modele klimatike.

Autorët e këtij kërkimi vunë re se ndryshimet më të forta të temperaturave kishin ndodhur në pole.

“Ndryshimi i temperaturave si në tropik ashtu edhe në pole lidhet vetëm me rolin e gazrave me efekt serrë”, shpjegon Cramwinckel.

“Këto vëzhgime jo vetëm që përmirësojnë të kuptuarin tonë të motorëve, të cilët janë në themel të ndryshimeve klimatike afatgjata, por në të ardhmen do të na ndihmojnë edhe të bëjmë parashikime më të mira mbi zhvillimin e klimës së planetit tonë”, përfundoi ajo./ trt

23