Një person ka humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në një rrugë të qytetit Kirkuk në Irak.

Drejtori i Policisë në Kirkuk, Ali Kemal, në një deklaratë për AA tha se bomba e aktivizuar ishte vendosur në lagjen Rruga e Bagdatit.

Kemal bën të ditur se si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një person dhe se 4 të tjerë janë plagosur. Ai theksoi se edhe shtëpitë dhe vendet e punës përreth kanë pësuar dëme të mëdha.

Duke u shprehur se ende nuk dihet identiteti i autorëve të këtij sulmi, Kemal tha se kanë filluar një hetim të gjerë për kapjen e përgjegjësve të sulmit.

Burimi: AA

5