Tragjedia e Zelandës së Re, flet ambasadori turk: Terrorizmi, kuçedra në shpinën tonë, nuk luftohet me hipokrizi

Nisur nga ngjarjet e fundit në Christchurch të Zelandës së Re, ku 50 besimtarë mysliman humbën jetën gjatë faljes në një xhami dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagosur ambasadori turk Murat Ahmet Yörük i ndodhur në një vizitë në Shkodër, ka zgjedhur që tematikë e fjalës së tij të jetë pikërisht terrorizmi.

Në fjalën e tij ambasadori Yörük është shprehur se:”Terrorizmi është një kuçeder që na ka hypur në shpinë të gjithëve. Akte të tilla duhet të distancohen nga edukata qytetare, fetare etj. Por nuk ka terrorizëm të keq dhe të mirë. Ai duhet te jete i qortueshëm dhe i dënueshem në çdo rrethanë. Akti ishte terrorist dhe barbar në Zelandë dhe shpresoj të mos neglizhohet pasi nuk luftohet terrorizmi me hipokrizi dhe njëanshmëri.”

Të premten do ketë një mbledhje në turqi ku do diskutohen tema si islamofobia e cila është e dukshme në Europe dhe Azi.

Të premten e kaluar një masakër ndodhi në një xhami në Zelandën e Re, ku një person i identifikuar si Brenton Tarrant la të vrarë 50 besimtarë mysliman dhe dhjetra të tjerë të plagosur, gjatë faljes së të premtes, ndërkohë që ngjarjen e filmonte live në Facebook. Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik jo vetëm rajonal por edhe ndërkombëtar.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne