Turqia do të rrisë në 50 numrin e ambasadave në Afrikë

“Ne duhet të jemi në çdo pjesë të botës për të përmbushur misionin tonë në biznes dhe në platforma e organizata ndërkombëtare. Sot ne kemi 241 misione në të gjithë botën, kurse në Afrikë kemi 41 ambasada. Synimi ynë është që këtë numër ta rrisim në 50”,- tha shefi i diplomacisë turke.

“Presidenti ynë para çdo vizite jashtë shtetit apo gjatë pritjes që u bën kryetarëve të shteteve, pyetja e parë që drejton është “A kemi ambasadë apo rezidencë atje?”. Pas kontakteve që Zoti President ka pasur me liderë të vendeve të ndryshme, trualli i ambasadës në ato vende ka kaluar në pronësinë tonë. E falënderoj Zotin President për këtë në emër të Ministrisë dhe emrin tim personal”, vijoi ai.

Pasi deklaroi se Ambasada e Pretorias është shtëpia e të gjithë qytetarëve turq Mevlut Çavushollu tha:

“Ambasada jonë është shtëpia e shtetasve turq dhe e qytetarëve të të gjitha vendeve mike dhe vëlla, në veçanti e shtetasve të Afrikës së Jugut, dhe e të gjithë të vuajturve. Sot jemi të lumtur dhe krenarë që përurojmë godinën e re të Ambasadës tonë në Pretoria”. Falënderime të panumërta për Zotin President, që na ka nderuar me pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni, dhe për të gjithë mysafirët e pranishëm./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne