Turqia fillon monitorimin 24 orë me radar mobil të ishullit Kardak në Egje, ku Greqia bën shkelje të vazhdueshme

Turqia do të monitorojë pa ndërprerje ishullin shkëmbor të Kardakut (gr.-Imia) në detin Egje, ku Greqia bën shkelje të vazhdueshme.

“Morad-1”, një radar i lëvizshëm i Komandës së Rojës Bregdetare të Turqisë, është dislokuar në qytezën Bodrum të rrethit Mugla për të monitoruar 24 orë shkëmbinjtë e Kardakut.

Ndërkohë që Roja Bregdetare dhe motobarkat sulmuese turke patrullojnë me vigjilencë maksimale Kardakun, vetëm 3,5 milje nga lagjja bregdetare Gumusluk e Bodrumit, zona përreth ishullin në fjalë do të monitorohet pa ndërprerje edhe nga toka përmes një radari mobil të pajisur me kamera termale.

Ky radar ushtarak i sofistikuar do të monitorojë zonën veçanërisht gjatë orëve të natës.

Në mision aktiv që prej mëngjesit të së premtes, radari mobil informon në çast Forcat Detare dhe Komandën e Rojës Bregdetare të Turqisë në lidhje me veprimtaritë ilegale në hapësirën detare të ishullit shkëmbor.

Dislokuar në një zonë të lartë, “Morad-1” është i aftë të vëzhgojë edhe pikat që s’mund të vrojtohen nga motovedetat e Rojës Bregdetare.

Radari mobil në fjalë do t’u mundësojë ekipeve të Rojës Bregdetare që të mbërrijnë më shpejt në zonë për të ndërhyrë në rast nevoje./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne