Video që u bë hit / Ish-kreu i PD Kukës: Këtu, deputetë me shtëpi 450 mijë €, ç’merreni me Ramën

Kuvendi Kombëtar i PD-së, edhe pse mendohej se do të ishte një shfaqje one man show e Lulzim Bashës, gjithsesi solli një zhvillim mjaft pozitiv në mjedisin mbytës të politikës shqiptare.

Institucioni më i lartë i opozitës u shoqërua me debate jo të vogla të brendshme.

Zëri më interesant i kësaj dite ishte ai i Ibsen Elezit, ish-kreut të PD-së së Kukësit, i cili edhe për shkak të vendit nga vinte e që u bë simbol me protestën anti-qeveritare, arriti të bëhet njeriu apo fjalimi simbol i Kuvendit të opozitës shqiptare.

Por fjalimi i Elezit ishte i rëndësishëm edhe për përmbajtjen e tij thellësisht politike.

Sipas Ibsen Elezit, 3 ditë para protestës në Kukës, PD punoi kundër saj. Ish-kryetari i PD Kukës iu drejtua Bashës dhe Berishës se PD ka deputetë me vila 450 mijë €. Ai kërkoi Vetting për deputetët.

Elezi shprehu rezerva edhe për aleancën e PD me LSI, ndërsa Bashës i kërkoi të bëjë Vetting në radhët e deputetëve, pasi sipas tij janë të korruptuar, ndërsa theksoi gjithashtu se mjaft prej tyre disponojnë shtëpi me vlera stratosferike.

Video e fjalimit të tij ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme në rrjet, ku ka marrë mijëra shpërndarje nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Për deputetët e korruptuar

Futni sistemin e Vettingut, futni sistemin e lustracionit, nëse doni të krijoni besim. I keni deputetët e korruptuar, i keni deputetët me shtëpia nga 450 mijë euro, çfarë merreni me Edi Ramën. Me Edi Ramën një trup i shëndosh merret kur pastron veten.

Për protestën në Kukës

Unë kam qenë një ndër protestuesit. Fatmirësisht jam marrë pak edhe me organizimin dhe e di mirë çfarë ka ndodhur në Kukës. Di mirë që Partia Demokratike ka punuar tre ditë që të dështojë protesta. Doktor, këto janë fakte dhe janë të dokumentuara me mesazhe, kam dëshmitarë kryetarin e PD së Kukësit. I ka kërkuar kryetarit të PD, na mbështet të lutem sepse po na përçajnë.

Për aleancën me LSI

Dua t’ju them se aleanca me LSI sot nga ky Kuvend duhet të jetë e papranueshme dhe teoria që ne nuk mund të fitojmë pa LSI është teoria vrastare për PD. (Duartrokitet në sallë, nga të gjithë anëtarët)

Për Partinë Demokratike

Sistemi i karrieres ne PD eshte deformuar ne sistem kacavjerrjeje.

Proçeset e kandidimit jane formale. Me thoni nje rast kur te çohet kandidati e te jape nje ide! E kane kthyer ne lufte te mirefillte klanesh drejtuesit e Partise Demokratike.

Sistemi ka edhe nje problem me proçesin e votimit. Nese ketu cenohet vota atehere hidhet dyshimi mbi emrin Parti Demokratike. Katapultimi eshte gangrena.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne