Volynkin: Rusia përherë gati të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve Armeni-Turqi

Ambasadori i Federatës Ruse në Erevan, Ivan Volynkin, deklaroi të martën se vendi i tij mbështet përherë normalizimin e marrëdhënieve Armeni-Turqi dhe këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen.

“Rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet Armenisë dhe Turqisë është një çështje dypalëshe. Por Rusia ka ofruar përherë mbështetje në këtë proces dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë. Nëse paraqitet shansi për një ndonjë takim dhe marrëveshje ndërmjet dy vendeve, Federata Ruse është gjithnjë e gatshme të kontribuojë në këtë fushë”, tha Volynkin për gazetarët.

Shefi i misionit diplomatik rus në Erevan rikujtoi gjithashtu se kufijtë e Armenisë me Turqinë dhe Azerbajxhanin janë pothuajse tërësisht të mbyllur prej një kohe të gjatë.

“Në rast se kufijtë hapen, atëherë rifillon bashkëpunimi dhe fluksi i lëvizjeve. Ne duam që në rajonin e Kaukazit të sundojë paqja, stabiliteti, qetësia dhe mirëqenia. Prandaj jemi përherë gati të mbështesim hapat, që do të bëhen në këtë drejtim”, theksoi ambasadori Volynkin./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne