YPG/PKK-ja kërkon nga ShBA-ja që të mos tërhiqet nga Siria

Komandanti i Forcave Qendrore të ShBA-së (CENTCOM), gjeneralarmate Xhozef Votel (Joseph Votel) bëri të ditur se organizata separatiste terroriste YPG/PKK, e cila përdor emrin “Forcat Demokratike të Sirisë”, kërkoi që ShBA-ja të mos tërhiqet nga Siria, por kjo aktualisht nuk paraqet zgjidhje.

Sipas mediave amerikane komandanti i CENTCOM-it, Joseph Votel në një bazë ajrore amerikane në Siri u takua me terroristin e PKK-së Shahin Xhilo (Şahin Cilo), i cili është i njohur me nofkën “Mazlum Kobani” dhe që ndodhet në listën e të kërkuarve në Turqi, ndërsa nga koalicioni ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it të kryesuar nga ShBA-ja ai cilësohet si “komandant i Forcave Demokratike të Sirisë”.

Terroristi i PKK-së, Xhilo bëri të ditur se nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë forca mbështetëse në ajër dhe terren.

Votel në prononcimin e tij në interes të gazetarëve, të bërë pas takimit me Xhilo tha se “Ne e dimë ato se çfarë kërkojnë të bëjmë, por kjo aktualisht nuk është një rrugë që ndjekim ne”.

Ndërkaq në përgjigje të një pyetjeje se a bëhet fjalë që ShBA-ja të lërë trupa në Siri, gjenerali Votel tha: “Nuk bëhet fjalë për mbetje apo jo të trupave amerikane këtu. Ne e pamë potencialin e forcave të koalicionit”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se janë duke i zbatuar direktivat e Presidentit Donald Trump të dhëna në dhjetor./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne