Kërcënimi i gazetarit Isa Myzyraj: reagojnë shoqatat e gazetarëve në vend

Pasi kryetari i Bashkise Has ka kërcënuar dhe shantazhuar gazetarin Isa Myzyraj, kanë reaguar edhe shoqatat e gazetarëve në Shqipëri, duke shprehur mbëhtetje të plotë për Myzyrajn dhe duke dënuar aktin e kërcënimit ndaj tij.

“DEKLARATE
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë denoncon me forcë shantazhet dhe kërcënimet ndaj gazetarit Isa Myzyraj, I portaleve 24.al dhe GazetaImpakt. 
Gazetari Myzyraj ka nisur investigimin për mënyrën se si jepet ndihma ekonomike në Has, pas një denoncimi nga një banor I Hasit se ndihma ekonomike jepet me vonesë dhe e përgjysmuar. Gazetari ka marrë një telefonatë kërcënuese për jetën e vet e të familjes nga një telefonues I paidentifikuar, në orën 23:30 të mbrëmjes,duke I kërkuar të mos merrej më me atë lajm.
Ndërsa vetë kryetari I Bashkisë Has Adem Lala, me 22 Mars 2017, e takon personalisht gazetarin në Durrës, në qytetin ku gazetari banon dhe njëlloj e kërcënon verbalisht “ti je gazetar I vogël, por do zhdukesh fare”, nëse do vazhdonte të merrej me atë lajm. Në një debat të gjatë, të cilin vetë gazetari e ka regjistruar në audio, kur gazetari refuzon të heqë dorë nga investiguimi, kryetari I Bashkisë Lala i ka thënë “ Nëse vazhdon, ke për të parë cfarë ka për të të gjetur”.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dënon me forcë kërcënimet e shantazhet në adresë të gazetarit Isa Myzyraj nga kryetari i Bashkisë Has Adem Lala dhe nxit autoritetet që të reagojnë sa më parë, ndaj sjelljes së padenjë të një zyrtari publik.” Thuhet në reagimin e Shoqatës së Gazetarëve Profesionist Shqiptar.

Për këtë situatë të reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ku në reagimin e tyre thuhet: “UGSH, shpreh mbeshtetjen per kolegun Isa Myzyraj

Unioni i Gazetareve Shqiptare pas publikimit te ketij komunikimi ne te perditshmen “Panorama”, shpreh reagimin e vet per gjuhen e komunikimit dhe agresivitetin verbal te nje perfaqesuesi te pushtetit vendor dhe po interesohet per sqarimin e rrethanave te krijuara mes gazetarit dhe te intervistuarit, duke shoeehur mbeshtetjen per kolegun tone. Se shpejti do te kemi nje reagim dhe qendrim si organizate, ndersa konfirmojme mbeshtetjen dhe perkrahjen ndaj kolegut qe ka raportuar me kuraje dhe guxim per nje ceshtje te ndjeshme per komunitetin dhe publikun ne pergjithesi.

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare”

 

Gazeta Impakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne