6 ushtarë saudite vriten në kufirin jugor të Arabisë Saudite me Jemenin

Agjencia zyrtare të Arabisë Saudite ka konfirmuar vrasjen e 6 ushtarëve saudit në kufirin jugor të këtij vendit me Jemenin.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se këta ushtarë sauditë janë vrarë gjatë luftimeve me forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit në kufirin jugor të Arabisë Saudite.

Autoritetet e Arabisë Saudite shumë rrallë pohojnë humbjet e ushtrisë së tyre në njerëz dhe pajisje ushtarake gjatë luftimeve me forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në frontet e luftës, mirëpo mediat saudite konfirmojnë vrasjen e ushtarëve të Arabisë Saudite në kufijtë jugor të këtij vendi.

Luftimet në zonat kufitare të Arabisë Saudite dhe Jemenit kryesisht janë përleshje të armatosura që zhvillohen në provinca jugore Asir, Naxhran dhe Xhizan të këtij vendi./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne