Aksoj: Politikanët francezë analfabetë të historisë rendin pas përfitimeve politike

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) reagoi ndaj deklaratës së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron se do të shpallë 24 prillin si “ditë përkujtimore” të të ashtuquajturit gjenocid armen.

“Nuk ka asnjë lloj mësimi që mund të marrim nga politikanët arrogantë të Francës me mungesë njohurie bazë të historisë, vend të cilin e njohim me përgjegjësinë e mizorisë së bërë në Anadoll gjatë Luftës Çlirimtare duke përdorur edhe armenët dhe me masakrat në Algjeri dhe gjenocidin në Ruanda” tha Aksoj.

Zëdhënësi Aksoj, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me temën tha se ngjarjet e vitit 1915 përbëjnë një çështje diskutimi legjitim në dimension ligjor, historik dhe akademik dhe kjo i është shpjeguar autoriteteve franceze me në krye presidentin e Francës dhe pavarësisht kësaj, Presidenti Emmanuel Macron, pa marrë parasysh faktet historike dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Francës dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me shpresën se do të marrë votat e armenëve, përpiqet të përmbushë premtimet që i ka bërë atyre.

“Është për të ardhur keq që një politikan, që nuk e ka idenë e historisë osmane, nuk përfill drejtësinë franceze dhe evropiane dhe përdor një çështje historike, për të cilët turqit janë shumë të ndjeshëm, duke mbajtur një qëndrim të njëanshëm vetëm për interesat personale politike” tha Aksoj.

Duke theksuar se një qasje objektive do të ishte thelbësore për të kuptuar masakrimin e më shumë se 500.000 myslimanëve nga kryengritësit armenë gjatë rënies së Perandorisë Osmane, Aksoj tha se oferta turke për të krijuar një komision të përbashkët historik për të hedhur dritë mbi periudhën e dhimbshme është ende e vlefshme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne