Aktivistja e Mbrojtjes se Klimës Greta Thunberg akuzohet si `e sëmurë` nga Sindromi Asperger

Nga Pirro Prifti

Problemet e ndryshimeve klimaterike që po rrezikojnë botën përdhe Shqipërinë janë në rend të ditës, por shumë pak flitet tek ne në media për të . Përplasja e një minoreneje aktiviste Greta Thunberg në OKB, dhe komentet e Trump, duhet të zgjojnë edheshqiptarët për tu sensibilizuar për rreziqet e ndryshimeveklimaterike dhe ndotjes se Mjedisit cilat kanë shtuar sëmundshmërinë, vdekshmërinë, nga cilat Kanceri është direkt pasojë e këtyre ndryshimeve.

Aktivistja per Mbrojtjen e Mjedisit 16 vjeçaarja suedeze Greta Thunberg  per herë të parë në Suedi si një minorene demostroi publikisht në moshën 15 vjeçare së bashku me nxënësit e shkollës, dhe bënë një grevë para parlamentit suedez në Stokholm. Aty, ajo bëri një thirrje të fortë,  për marrjen e masave për mbrojtjen e klimës së planetit. Zakonisht ato bëhen të Premteve si `e Premtja për të Ardhmen`.

Po Greta Thunberg i u adresua OKB në Konferencën përmbrojtjen e Klimës së Planetit nga ndryshimet klimatike në vitin2018 dhe pas adresimit, në të gjithë botën u bënë demonstrate për mbrojtjen e Klimës çdo të Premte. Në 2019  u bënë të paktëndy protesta të koordinuara në shumë qytete të Botës në të cilën u përfshinë mbi 1 milion studentë.

Greta Thunberg njihet për fjalën e saj të hapur dhe për frazat e thëna troç si në public ashtu dhe në asambletë, në të cilat ajokërkon që të ndërmerren veprime të menjëhershme  sepse sipassaj ka një `Krizë Klimatike`. Aq sa edhe në shtëpinë e saj Greta Thunberg i ka bindur prindërit e saj  që të përshtasin disa zakonëtë reja të mënyrës së jetesës brënda në familje me qëllim që tëpakësohet saisa e karbonit, duke përfshirë heqjen dorë ngaudhëtimet me Aeroplan, dhe mos ngrënien e mishit.

Në Maj të 2019 , nga revista Times , Greta Thunberg u para caktua si  `brezi i Liderve të  ardhëm`. Që mund të shiheshin simodel në roilin e tyre për mbrojtjen ndaj ndryshimeve tëKlimës. Në dokumentarin `Vice` (Mëkati) u theksua një frazë e ngjashme me atë që tha Trump për SHBA- `Make Usa great again`, – edhe  për Greta Thunberg ky dokumentar u shpreh`Make World Greta again`, madje disa media e përshkruan si`efekti Greta Thunberg`.

Greta Thunberg ka folur dhe në parlamentin britanik në 2018 me një deklaratë që u quajt `Deklarata e Rebelimit`, në të cilin u shpreh: `Ju na gënjyet ne. Ju na dhatë shpresa të rreme. Ju nathatë se ne që e ardhmja ishte dicka optimiste“. Gjithashtu thase “situata ishte e rëndë dhe ndjente se politikanët dhe politikë-bërësit kishin nevojë të dëgjonin shkencëtarët“. Gjithashtu dukei u referuar IPPC ( Panelit ndërqeveritar për ndryshimin e Klimës), tha se ky Panel është shprehur se ka vetëm 12 vite kohëpër të ç`bërë gabimet tona“.

Në 23 shtator 2019, 16 vjeçarja Greta Thunberg foli në OKB përProblemet e ndryshimeve Klimaterike ku mbajti një fjalim tëfortë duke u shprehur ashpër dhe midis të tjerash tha: `Ne do t`juobservojme Ju vazhdimishtJu këni vjedhur ëndrat e mia dhefëmijërinë time, me fjalët dhe premtimet tuaja boshe dhe tëzbrazta. Njerëzit janë duke vuajtur. Njerëzit janë duke vdekur`.  Pastaj i hodhi një vështrim të egër Presidentit Trump, ajovazhdoi të shprehet se “Kjo është e gjitha gabim. Unë nuk duhettë isha këtu. Unë duhet të isha në shkollë  përtej oqeanit në vëndqë të isha këtu, dhe Akoma guxoni tu jepni të rinjve shpresë(duke gënjyer)`… (https://ëëë.buzzfeedneës.com/article/ellievhall/greta-thunberg-un-speech-trump-glare .

Në  fakt Greta Thunberg ka dëshmuar edhe para Kongresitamerikan për raportin special për klimën ku parashikohej njërritje prej 1.5gradë Celsius në rang botëror,  një javë para fjalësnë OKB, dhe u përgatit për disa vërejtje, për të cilat ajoshpërtheu në fjalën e saj një javë më vonë në OKB.

Menjëherë pas kësaj Presidenti Trump u përgjigj në Twitter duke shkruar se: “Ajo dukej si një vajzë e re  shumë e lumtur qëshikon përpara për një të ardhme të bukur dhe të lumtur. ishtekaq bukur ta shikonje atë`.

Dhe menjëherë pas fjalës së Greta Thunberg dolën kritikat e para kundër saj duke aluduar se prapa Greta Thunberg ishinnjerëz të tjerë që bënin zhurmë, apo Kritika të tjera se Greta Thunberg ishte e sëmurë pa fliste kaq ashpër dhe aggressive. Njënga akuzat më të rënda kundër Gretës ishin akuzat se ajo vuannga Sindromi Apserger një sëmundje psikiatrike e ngjashme dheqë rrjedh nga Autizmi.

Sindromi Asperger është një formë e butë e Autizmit sipas APA  (Shoqata Amerikane e Psikiatrisë), pra një çregullim Neuro-zhvillimor që diagnostikohet në fëmijëri.

Sipas shkrimit të  John M. Grohol të dt. 26 shtator me titull`Greta Thunberg: damkoset me Asperger` (https://psychcentral.com/blog/greta-thunberg-stigmatized-for-aspergers/), thuhet se… në vënd që kritikët të merren me problemet që ngre Greta Thunberg për problemet e rrezikshmetë ndryshimit të klimës së Planetit, ata devijone problemin dheluftojnë veprimtarinë e Gretës duke e damkosur sit ë sëmurë, duke e quajtur atë `mendërisht e sëmurë`, madje një nga kritikëte saj shkon më tej dhe e quan që ajo një lloj ushtari i krontrolluarnga prindërit e saj në terrenin e një konspiracioni të gjërë global.

Komentatori më kritik i Greta Thonberg, konservatori Michael Knowles e akuzon minorenen Greta Thunberg për frazën e saj se `Politika dueht të dëgjojë shkencën dhe shkencëtarët`, shprehet programin e FOX: `Askush nuk i jep rëndësi asaj , sepseHisteria për Klimën nuk është shkencë. Nëse do ishte përshkencën , atëhere kjo duhej drejtohej nga shkencëtarët shumë se nga politikanët apo nga sëmurët mëndërisht. Kalamani suedez është duke u përdorur nga prindërit e saj dhenga e majta ndërkombëtare`.

Sidoqoftë,  kjo përplasje ndërkombëtare për  ndryshimetklimatike e cila momentalisht po drejtohet nga një brez i ri qoftëedhe jo i shëndoshë mendërisht aq sa duhet, duhet ketërëndësinë e vet dhe shkencëtarët duhet ta marrin dorëproblemin dhe ti japin zgjidhje. Koha për stabilizuarndryshimet klimatike është e pakët dhe shumë shpejt mund kthehet pa kthyeshme këto ndryshime klimatike.

Sado Kritika mund ketë Greta Thunberg, e vërteta ajo thotëqëndron./gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne