Aktivistja nga Kashmiri i bën thirrje Presidentit Erdogan të vihet në veprim për këtë rajon

Sportistja dhe aktivistja që jeton në rajonin Xhamu Kashmir nën kontrollin e Indisë, Fatima Anwa i bëri thirrje Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të ndikojë tek bota islame për zgjidhjen e problemit të këtij rajoni.

Aktivistja Fatma Anwar i dërgoi një letër Presidentit Erdoan.

Në letrën e saj të postuar në median sociale Anwar thotë se Xhamu Kashmiri prej vitit 1947 e këtej është një rajon i kontestueshëm dhe rikujtoi se qeveria e Indisë e anuloi nenin e kushtetutës që përcaktonte statusin e veçantë të këtij rajoni.

Ajo vuri theksin se anulimi i nenit 370 të Kushtetutës së Indisë mund të ndryshoi identitetin dhe strukturën etnike të Kashmirit, ndërsa shtoi se banorët e këtij rajoni nuk do ta pranojnë këtë vendim.

Në fund të letrës së saj Anwar i bëri thirrje Presidentit Erdoan dhe vendeve myslimane me këto fjalë: “Ne, banorët e Kashmirit, duam që bota islamike të dalë përpara dhe të luajë një rol në zgjidhjen e problemit të Kashmir. Nuk do të lejojmë që India ta kthejë Xhamu Kashmirin në Palestinë”.

Ndërsa në deklaratën e saj të bërë për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) Anwar tha se situata në Xhamu Kashmir është përkeqësuar dukshëm gjatë javës së fundit.

“Kërkojmë që Presidenti i Turqisë, OKB-ja dhe Organizata e Bashkëpunimit Islam të vihen në veprim dhe të sigurojnë që ne të vendosim vet për fatin tonë”, shkruan Anwar, ndërsa shtoi se ajo i dërgoi nga një letër edhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, Kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson dhe Kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne