Ambasadori turk kërkon anëtarësim të Turqisë dhe Indonezisë në KS-OKB

Ambasadori i Turqisë në Indonezi, Mahmut Erol Kılıç, u ka bërë thirrje vendeve islame që të kërkojnë të drejta të ngjashme me ato që i gëzojnë pesë anëtarët e përhershëm (P5) të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Duke iu referuar bashkëpunimit të afërt të Turqisë dhe Indonezisë në mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve, ai vuri në dyshim konvergjencën e fuqisë në vetëm pesë anëtarë të KS-OKB-së, ku nuk ka asnjë vend nga bota islame.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Kılıç tha se shtetet muslimane duhet të kërkojnë të drejta të barabarta në OKB, për shkak të numrit të madh të popullatës muslimane në botë.

“Indonezia është vendi i pestë më i banuar në botë dhe është shteti më i madh musliman”, tha ai.

Ambasadori tha se Turqia dhe Indonezia ndajnë vlera të ngjashme, duke mbrojtur të drejtat e popullit palestinez në forumet ndërkombëtare.

“Turqia dhe Indonezia qëndrojnë fuqishëm prapa të drejtave palestinezëve. Që të dyja i bashkojnë forcat”, tha ai.

Ambasadori rikujtoi fjalimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, para ca kohësh në New York, duke theksuar se bota është më e madhe se pesë shtete.

Ambasadori tha se Erdoğan mendonte të debatojë për përfshirjen e Turqisë dhe Indonezisë në strukturën e fuqisë globale.

Kılıç tha se grupet palestineze në mënyrë agresive kanë kërkuar mbështetje për njohjen e të drejtave të tyre në nivel ndërkombëtar.

“Ata kanë lobi çdokund, madje edhe në Lindjen e Mesme”, tha ai, duke shtuar se Turqia dhe Indonezia ofrojnë mbështetje të fuqishme për kauzën e tyre anekënd botës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne