Amerika kthen ushtarët nga Iraku për shkak të konsumit të alkoolit

Disa ushtarë të forcave speciale të marinës amerikane me detyrë në Irak u kthyen në vend me arsyetim se kanë konsumuar alkool gjatë detyrës ushtarake.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Komanda e Forcave Speciale Amerikane (SOCOM) bëhet e ditur se komandanti i forcave speciale, gjeneralmajori, Eric Hill e urdhëroi një njësit që ishte nën komandën e tij, të kthehet në qendër në San Diego të Kalifornisë.

Në komunikatë, ku bëhet e ditur se vendimi u mor për shkak se njësiti gjatë kohës jashtë operacioneve konsumonte “sasi të mëdha të alkoolit” dhe prishte rregullin dhe disiplinën e ekipit, thuhet se “Ka humbur besimi se ekipi do të kryej me sukses misionet e tij të ardhshme. I gjithë personeli i Ministrisë së Mbrojtjes është i detyruar të përmbushë standardet e specifikuara dhe të respektojë rregullat. Komandantët po punojnë aktualisht për të mbushur boshllëqet operative që mund të lindin pas kthimit të njësitit”.

Ndërkaq në komunikatë nuk u dha ndonjë informatë për gradat, numrin e ushtarëve dhe se a do të zbatohet procedurë penale ndaj tyre./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne