Rajoni

Arabët e bëjnë Kosovën me pilotë të Aviacionit Civil (foto)

Kosova pritet që së shpejti të ketë pilot të Aviacionit Civil.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Përmes një statusi në Facebook Lekaj ka theksuar se në Doha të Katarit ka nënshkruar Marrëveshjen e Shërbimeve Ajrore, transmeton Indeksonline.

 

 

Lekaj ka theksuar se kjo marrëveshje hap rrugën për fluturimet direkte të ‘Qatar Airways’, Aeroportit të Prishtinës ‘Adem Jashari’ si dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Dohas.

Ministri Lekaj ka deklaruar poashtu se nga Ministri Al-Sulaiti ka pranuar gatishmërinë e shtetit të Katarit për përkrahjen e Kosovës në këtë drejtim.

Postimi i plotë:

SË SHPEJTI, KOSOVA ME PILOTË TË AVIACIONIT CIVIL!

Në Doha të Shtetit të Katarit, nënshkrova Marrëvshjen e Shërbimeve Ajrore me homologun, Sh.T. Jassim Bin Saif Al-Sulaiti.

Kjo marrëveshje hap rrugën për fluturimet direkte të Qatar Airways midis ANP “Adem Jashari” dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Dohas. Qatar Airways tash e disa vite është zgjedhur kompania më e mirë në botë.

Ministrin Al-Sulaiti, e njoftova për zhvillimet infrastrukturore në rrugë, në transportin ajror, atë hekurudhor si dhe për projektet strategjike në të ardhmen. Nga ministri Al-Sulaiti pranova gatishmërinë e Shtetit të Katarit për përkrahjen e Republikës së Kosovës në këtë drejtim.

Përkrahje nga Shteti i Katarit, kërkova për shkollimin e pilotëve nga Kosova dhe stafit tjetër deficitar të aviacionit në Kolegjin Aeronautik të Katarit, i cili ka famë botërore. Edhe në ketë drejtim ministri Al-Sulaiti, u zotua që studentët e përzgjedhur nga Kosova për pilotë dhe profesione tjera në fushën e aviacionit do të shkollohen në këtë kolegj, me bursë të plotë nga Shteti i Katarit. Për ketë, së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje veçantë midis dy ministrive.

Gjithashtu u dakorduam që menaxhmenti i Qatar Airways të vijë së shpejti në Prishtinë për të bërë një studim fizibiliteti me qëllim të fillimit të fluturimeve të drejtpërdrejta midis Dohas dhe Prishtinës.

Ministrin Al-Sulaiti, e ftova për një vizitë pune, e cila u pranua me kënaqësi që të realizohet së afërmi.

OPINIONE