Bota

Arabët e rekrutuar me imponim po largohen nga YPG/PKK-ja

Shumë arabë të cilët janë rekrutuar me imponim nga organizata terroriste YPG/PKK po largohen nga organizata duke përfituar nga rasti që ajo po humb territor në operacionin “Burimi i Paqes” i cili po përparon me sukses.

Përparimi i arritur në operacionin “Burimi i Paqes” që Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë nisur në veri të Sirisë, ka ofruar mundësi që të largohen nga organizata arabët e rekrutuar me imponim nga YPG/PKK-ja.

Disa të rinj arabë që nuk dëshirojnë të zbulojnë identitetin për arsye sigurie të familjeve të tyre, kanë dhënë informacione për AA-në se janë larguar nga YPG/PKK-ja duke përfituar nga thellimi i operacionit të ndërmarrë nga TSK dhe forcat e Ushtrisë Kombëtare Siriane (NSA).

Të rinjtë arabë kanë shpjeguar se organizata një kohë të gjatë ka frikësuar fiset arabe duke ushtruar presion të madh në rajon, shumica e fiseve nuk i kanë rezistuar këmbënguljes së bërë nga YPG/PKK-ja nën kërcënimin e armës për rekrutimin me imponim ndaj të rinjve dhe se ky proces është inkurajuar nga SHBA-ja duke siguruar mbështetje logjistike dhe në vlerë monetare për fiset që punojnë me organizatën.

Me hyrjen e ushtarëve të TSK-së dhe SNA-së në territoret arabe është thyer presioni mbi fiset, kanë vënë në dukje të rinjtë arabë duke ndarë informacionin se “Qindra prej shokëve tanë pasi PKK-ja humbi kontrollin e saj përfituan nga rasti dhe braktisën vendet në Aynularab dhe Munbixh”.

Në anën tjetër popullata arabe në fshatin Al Zeydiyye që ndodhet mbi rrugën M4 me rëndësi strategjike që shtrihet nga Munbixhi deri në Qamishli është përleshur me YPG/PKK-në dhe ka pastruar fshatin e tyre nga terroristët. Popullata në fshatin e tyre ka vendosur flamurin e SNA-së.

Në territoret në lindje të lumit Eufrat në Siri pjesa më e madhe e popullsisë përbërbëhet nga arabët./AA

OPINIONE