Arrestohet futbollisti, u kap në përgjimet e dosjes ku është ndaluar edhe Henri Çili

Është bërë i ditur tashmë identiteti i personit të 36-të të ndaluar nga Policia në mbrëmje, në operacionin ‘Mezhgorani’, ky dy netë më parë u ndalua edhe botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili.

Personi i ndaluar në mbrëmje është Aristidh Çoli, banues në Këlcyrë.

25-vjeçari u arrestua në akuzën për “Organizim të lotarive të palejuara”.

Aristidh Çoli, lojtar i ekipit të Këlcyrës, është dënuar disa herë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF-së për dhunë.

Ai u arrestua 3 nëntorin e kaluar për goditjen e një lojtari të Maliqit.

Çoli ka rënë në përgjimet e drejtuara nga Prokuroria e Përmetit në kuadër të operacionit “Mezhgorani“ ku deri më tani janë ndaluar dhe proceduar 53 persona./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne