Opinion

Arsyetim llogjik per te kuptuar se perse shqiptaret jane nje popull i shpikur

Nga Fabjan Ceka

Frustrimi i shqiptareve, si rrjedhoj e sajeses se identitetit te tyre nga Perendimi, ka futur ne nje rruge pa dalje historianet qe tentojne te merren me historine shqiptare, per te nxjerr fakte qe nuk egzistojne, realitete te shpikura. Llogjika matematikore, si shkence, na vjen ne ndihme per te deshifruar dhe per te kuptuar se perse shqiptaret jane nje popull i shpikur ne shekullin e XX, dhe jo nje popull i lashte siç pretendon historiografia shqiptare. Nuk kemi nevoje per tu marre me arkiva shekullore te Perandorise Osmane, per te kaluar vite te tera duke lexuar deftere osmane lidhur me popujt qe kane jetuar ne ato territore qe sot ne quajme Shqiperi.

Elementet qe jane pjese e problemit jane termat: arberesh, vlleh, turk, kaurr, grek, latin, shqiptar. Do perdore termin arberesh pasi eshte termi qe nje pjese e popujve te krishtere qe jetonin ne Arberi dhe Epir (Shqiperia sotme) e perdornin per te identifikuar veten e tyre, duke u referuar edhe arberesheve te Italise, te cilet jane shperngulur nga Shqiperia dhe Peloponezi drejt Italise ne shekullin e XV – XVI. Termi arberesh vazhdon te perdoret nga pasardhesit e ketyre popullsive.

Vllehet jane nje popull ortodoks me origjine nga Vllahia, Rumania e sotme. Vllehet jane vendosur ne Arberi dhe Epir qe nga mesjeta. Shume vlleh kane qene edhe pjese e ushtrise se Skenderbeut.

Ne fillim te shekullit te XX, ne territoret osmane qe ne sot quajme Shqiperi, jetonin popullsi turke dhe kaurre. Ne shekullin e XIV, ne po keto territore jetonin popullsi arbereshe dhe vllehe. Me shume se pese shekuj me vone kemi perseri vllehet, te cilet si ne mesjete, si ne shekullin e XX, vazhdonin te njifeshin me po te njejtin emer. Ne shekullin e XX nuk kemi me popullsi arbereshe, pasi po te kishte vazhduar kjo popullsi te jetonte ne keto territore edhe gjate periudhes osmane, do te njiheshe me po te njejtin emer, arberesh, siç vllehet njiheshin ne mesjete dhe ne shekullin e XX me termin vlleh.
Ne popullsite kaurre, per osmanet, benin pjese latinet, greket, vllehet ( arumune, etj.) Latinet, ne Shqiperi, ishin katoliket. Keto popullsi latine denoncojne haptazi mungesen e termit arberesh per keto popullsi. Siç e thashe edhe me siper, ne mesjete, ne Arberi dhe Epir, jetonin arbereshet dhe vllehet, por nuk njifen popullsi katolike te cilet te jene vete-quajtur latin. Shumica e banoreve te Arberise dhe Epirit ishin ortodokse, por, gjithsesi, edhe aty ku kishte popullsi katolike, si ne Shkoder dhe Lezhe, keto katolike njifeshin me termin arberesh, kjo gje deshmohet nga fakti se kur shume nga keto banore te Shkodres dhe Lezhes emigruan ne Venedik gjate pushtimit Osman ne shekullin e XV, ato njiheshin nga Venediku si arberesh (albanesi) dhe jo si latin. Edhe sot e kesaj dite ne Venecia ka rruge me termin albanesi. A kane lidhje katoliket e sotem qe jetojne ne Shqiperi me arbereshet e mesjetes? Po te kishin lidhje katoliket e sotem me Arbereshet e mesjetes, nuk ka arsye se perse katoliket qe jetonin ne Shqiperi gjate periudhes osmane te mos kene vazhduar te perdornin termin arberesh, por latin. Rasti i vlleheve tregon se ruajtja e identitetit ishte nje gje shume e mundur, dhe nuk ka arsye se perse nje popull te harroj vetveten e tije, menyren se si ai e quan vetveten. Nje arsye tjeter mund te jete edhe fakti se elementi arberesh, ne mesjete, ka qene shume i dobet sa te mos kete ndikuar fare per popullsite e krishtera qe vazhduan te jetonin ne Shqiperi (territore osmane qe ne sot i quajme Shqiperi).

A kane lidhje ortodokset (jo vllehet) e sotem qe jetojne ne Shqiperi me arbereshet e mesjetes? I njejti arsyetim vlen edhe me popullsite ortodokse qe jetojne sot ne Shqiperi. Mungesa e termit arbereshe per keto popullsi denoncon haptazi se kemi te bejme me nje thyerje brutale te vazhdimesise mes popullsive arbereshe te mesjetes dhe atyre te krishtera qe jetonin ne keto territore gjate periudhes osmane. Termi arberesh perdoret nga arbereshet e hikur nga Arberia dhe Epiri drejt Italise, por nuk perdoret nga popullsite e krishtera jo vllehe qe jetojne sot ne Shqiperi. Nuk ka arsye llogjike qe keto popullsi te krishtera te mos kene perdorur termin arbereshe ne qofte se kane qene pjese e popullsive arbereshe qe jetonin ne mesjete ne keto territore. Komuniteti vlleh eshte nje prove se kur ka vashdimesi popullsie edhe termi me te cilin ky komunitet e pecakton vetveten vazhdon te jete po i njejti nder shekuj. Mungesa e termit arberesh ne shekullin e XX verteton faktin se arbereshet nuk jane pjese e perberjes te atij populli qe sot quhet shqiptar.

Ne krahun e popullsive myslimane kemi percaktimin e ketyre komuniteteve me termin turk. Keto popullsi myslimane, qe jetonin ne Shqiperi ne fillim te shhekullit te XX, kur akoma nuk egzistonte Shqiperia si shtet-komb, ishin siç e quanin ato veten e tyre, turq (turkmen, arab, çerkez, uzbek, jyryk, tatar, etj.). Siç duket qarte nga arsyetimi llogjik i ketij shkrimi, popujt nuk ka asnje lloj mundesie te harrojne se kush jane ata, te harrojne identitetin e tyre, ose te mos kene memorie se kush jane ata. Ne qofte se kjo gje ndodhe, nuk kemi me te bejme me te njejtin popull.
Nga dolen shqiptaret? Shqiptaret jane nje popull i shpikur i shekullit te XX. Llogjika matematikore na ndihmon te kuptojme faktin se vete ky shkrim, i cili tenton te kuptoj se kush jane shqiptaret, eshte prove e shpikjes se tyre si popull. Vete pyetjet si: nga vijne shqiptaret? kush jane shqiptaret? apo debatet e shumta televizive per te kuptuar se kush jane shqiptaret dhe identiteti i tyre, eshte pergjigjia. Nese nje popull e di mire origjinen e tij, siç jane vllehet, te cilet njifeshin si vlleh, si para periudhes osmane, si gjate periudhes osmane, si, dhe, pas periudhes osmane, nuk ka pse te mos kete asnje qartesi se si ai eshte quajtur gjate shekujve. Vete fakti qe shqiptaret nuk e dine se çfare jane, eshte pergjigjia se ata jane nje popull i shpikur ne shekullin e XX./ Gazeta Impakt

OPINIONE