Bota

Bagdadi përgënjeshtron lajmet për bazat e reja ushtarake amerikane

Në konferencën javore me gazetarët në kryeqytetin e vendit, Bagdad, Abdulmehdi foli edhe për lajmet që kanë qarkulluar javët e fundit, sikur ushtarët amerikanë që do të tërhiqen nga Siria do të vendosen në Irak dhe për këtë administrata e Uashingtonit do të ndërtojë baza të reja.

“Unë nuk kam marrë ndonjë informacion që ShBA-ja do të ndërtojë baza të reja ushtarake në Irak”,- deklaroi Kryeministri Abdulmehdi.

“Në kundërshtim me pretendimet e hedhura, numri i ushtarëve të huaj në vendin tonë, përfshi këtu edhe amerikanët, vazhdon të pakësohet”, shtoi ai.

Kryeministri i Irakut u tha gazetarëve se vazhdojnë punimet për plotësimin e tre vendeve bosh në kabinetin që ka krijuar tetorin e kaluar.

“Para se t’ia paraqes Kuvendit për miratim, listën e kandidatëve për ministër ua kam dërguar partive politike, për të arritur konsensusin mbi emrat e tyre”,- sqaroi Abdulmehdi.

Në qeverinë e Irakut me 22 ministra gjithsej, deri tani e kanë filluar punën 19 ministra. Kurse Ministritë e Punëve të Brendshme, Mbrojtjes dhe Drejtësisë kanë mbetur pa titullarë për shkak se nuk është arritur marrëveshja mes forcave politike mbi emrat që do të drejtojnë këto dikastere./ trt

OPINIONE