Basha reagon pas sulmit ndaj Fatos Lubonjës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të lajmit se një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit është sulmuar me gurë makina e gazetarit dhe analistit Fatos Lubonja.

“Dënoj me ashpërsi dhunën e drejtuar kundër intelektualit publik Fatos Lubonja. Kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Edi Ramës kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij.

Është detyra jonë të mbrojmë dhe mbështesim zërat e lirë si Fatos Lubonja ndaj ju ftoj të gjithë të solidarizohemi me të dhe çdo media dhe zë kritik” – shkruan Basha në Facebook.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne