Bashkëpunimi i Amerikës dhe Izraelit për zhdukjen e çështjes së Palestinës

Gazeta libaneze “Al-Akhbar” në një artikull të saj ka shkruar se bashkëpunimi i Amerikës dhe i regjimit sionist duke u mbështetur edhe nga disa vende arabe për të ushtruar presion më të madhe mbi palestinezët, është një përpjekje e re për zhdukjen e çështjes së Palestinës.

Ibrahim Al-Emin, shkrimtar dhe analist arab në një artikull të tij ka shkruar se vendimi i Donald Trump, presidentit të Amerikës për njohjen zyrtare të Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist, është marrë në koordinim me disa vende arabe si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Jordania në kohën kur ky vendim do të jetë një përgatitje për veprime destruktive dhe të rrezikshme në rajonin e Lindjes së Mesme. Ibrahim Al-Emin në vazhdim shkruan: “Prania e regjimit sionist në territoret e pushtuara të Palestinës dhe vazhdimi i politikave pushtuese të këtij regjimit, nuk janë çështje të cilat i përkasin vetëm popullit të Palestinës, por ky rrezik përveç banorëve të territorit të Palestinës, i kërcënon edhe banorët e vendeve fqinjë. Sot disa sot po flasin rreth lodhjes së palestinezëve dhe paaftësisë së tyre përball regjimit sionist dhe këtë çështje e kanë vendosur si pretekst për të hequr dorë nga mbështetje e çështjes së Palestinës, mirëpo ata nuk e dinë se banorët e Kudsit të shenjtë, të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, të Rripit të Gazës dhe të rajoneve të tjera të Palestinës besojnë se rrugëzgjidhja e çështjes së Palestinës mund të arrihet vetëm me zhdukjen e Izraelit dhe heqjen e tij nga ekzistenca”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne