Bashkia, thirrje banorëve: Ikni nga shtëpia sa të hedhim në erë, pallatin tek teatri

Bashkia e Vlorës ka shpërndarë një njoftim për qytetarët, ku i bën thirrje të mos afrohen në zonën përballë teatrit Petro Marko, të shtunë në orën 13:00.

Njoftimi duhet dëgjuar nga të gjithë sepse bëhet fjalë për një shpërthim me tritol, që do të ndodhë në këtë zonë. Por përveç se nuk duhet të afrohen pranë pallatit që do të shembet, banorët pranë tij duhet të marrin një sërë masash që të shmangin dëmet në banesat e tyre, të hapin dritaret, të ulin në dysheme pajisjet si televizor apo orendi të tjera shtëpiake.

Ndërkohë, gazetari Enrik Mehmeti raporton se në zonën përreth pallatit që do të shembet janë vendosur një sasi e konsiderueshme thasësh me rërë. Ky është objekti me më shumë hekur që ka hasur IKMT për t’u shembur, ndaj sasia e tritolit që do të shpërthejë do të jetë e konsiderueshme./GSH

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne