Rajoni

Besa Ismaili-Ahmeti dhe Eliza Hoxha udhëheqin listën e kandidateve gra në listën e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar sot listën e saj zgjedhore me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kësaj liste me 110 emra, i prin Kadri Veseli i cili është i nominuar i këtij subjekti për Kryeministër të Kosovës.

PDK kësaj radhe i ka liruar vend në top 10-ëshen e saj, anëtarëve të rinj të saj, të cilët pretendojnë të jenë deputetë në legjislaturën e radhës së Kuvendit të Kosovës.

Eliza Hoxha është ndër anëtaret më të reja të këtij subjekti dhe bart numrin 3, e po ashtu edhe Besa Ismaili-Ahmeti kandidon me numrin 6.

Numrit 2 të kësaj liste zgjedhore të PDK-së, i takon Hajredin Kuqit ndërsa numri 4 Enver Hoxhajt./Kp

OPINIONE