Besimi i francezëve ndaj mediave është në nivelin më të ulët

Një anketë e bërë në Francë ka vënë në dukje se pothuajse gjysma e francezëve nuk iu besojnë mediave. Sipas kësaj ankete, informatave nëpër lajmet e televizioneve iu besojnë vetëm 38 % e francezëve, radiove vetëm 50%, ndërsa informacioneve të shtypit të shkruar iu besojnë vetëm 44% e francezëve.

Në një anketë të kryer nga firma kërkimore Kantar për gazetën La Croix, u vu në dukje se besimi i francezëve ndaj mediave është në nivelin më të ulët, që nga viti 1987.

Sipas kësaj ankete, informatave nëpër lajmet e televizioneve iu besojnë vetëm 38 % e francezëve, radiove vetëm 50%, informacioneve të shtypit të shkruar vetëm 44% , ndërsa lajmeve të internetit iu besojnë vetëm 22% e palestinezëve.

Sipas 75 për qind të francezëve, gazetarët nuk mund të prodhojnë lajme të lira, sepse ata janë të varur nga pushteti politik.

Vetëm 25 për qind e të anketuarve kanë thënë se janë të kënaqur me lajmet që mediat transmetuan në lidhje me demonstratat e ‘Jelekëve të Verdhë’, ndërsa 67 për qind mendojnë se mediat kanë dramatizuar ato.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne