Biri i Mehmet Shehut: “Nuk ka pasur një plan Katovica të Gorbaçovit në Shqipëri

Riciklimi i ish komunistëve mes elitës së shoqërisë së sotme dhe ngritja e familjarëve të tyre në nivele të larat të politikës, nuk ka të bëjë me ndonjë konspracion. As me ndonjë plan të përpiluar qartë gjatë fundit të diktarurës. Ky është së paku mendimi i Bashkim Shehut, shkrimtar, i burgosur politik dhe biri i ish nr dy të regjimit të shkuar. Sipas tij fenomeni i riciklimit të ish komunistëve nuk ka të bëjë me ndonjë kopmplot, por thjeshtë me mentalitetin që la pas ajo kohë.

Ky fenomen “nuk mund të shpjegohet me teori konspirative, sikur paska qenë një mbledhje e fshehtë e drejtuar nga Gorbaçovi dhe ka përcaktuar çdo gjë, ndaj gjërat shkojnë keq në Shqipëri. Asnjë historian serioz nuk flet për këtë gjë. Nuk ka pasur një mbledhje në Katovicë, madje Gorbaçovi as mund t’i afrohej Katovicës në atë periudhë. Në asnjë vend nuk është bërë një mbledhje e tillë, sepse nuk ka qenë qëllimi i Gorbaçovit që të ruajë privilegjet e ish-komunistëve në vendet e tjera, aq më pak në Shqipëri që nuk ka qenë në sferën e tij. Po të klikosh në “google” Katovicë dhe Gorbaçov, gjen materiale vetëm në shqip. Është teori konspirative që lidhet me paranojën totalitare, mentalitet i trashëguar nga ajo kohë” ka thënë ai në një intervistë me gazetaren Eni Vasili.

Sipas tij e shkuara komuniste nuk ka ndikuar në riciklimin e fëmijëve të ish byroistëve në politikë, po më shumë “e shkuara komuniste ndikon në radhë të parë në mentalitet, në kulturën politike, në të parin bardhë e zi të gjërave, në mungesën e tolerancës, e prirjes për të bërë kompromis, dialog”./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne