Blindohet parlamenti maqedonas, fletë-arreste për 15 persona

Forcat Speciale kanë blinduar parlamentin e Maqedonisë, për të parandaluar një tjetër situatë si ajo e mesjavës.

Efektivë të armatosur janë vendosur para selisë së kuvendit.

Policia ka qenë në qendër të akuzave për tolerim të situatës dhe mosndërhyrje për të garantuar deputetët.

Mes deputetëve të dhunuar ishte edhe Zijadin Sela dhe kreu i LSDM, Zoran Zaev.

Autoritetet kanë lëshuar ndërkohë 15 fletë-arresi për protestuesit e dhunshëm që hynë në kuvend dhe goditën deputetët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne