Bruksel, BE studion krijimin e një organi europian të pavarur

Shtetet anëtare të BE-së i kërkuan sot Komisionit Europian të studionte krijimin e një organi europian të pavarur, ngarkuar për të luftuar kundër pastrimit të parave.

Në përfundimet e miratuara, Ministrat europianë të Financave ftojnë Brukselin të studiojë (…) avantazhet dhe disavantazhet e besimit të përgjegjësive dhe kompetencave të caktuara për të mbikëqyrur luftën kundër pastrimit të parave në një organ të Unionit me një strukturë e pavarur dhe ‘pushtet e drejtpërdrejtë.

Kjo kërkesë u bë pas një diskutimi paraprak në fillim të tetorit mes shteteve anëtare, me iniciativën e Francës dhe Hollandës, të irrituar nga disa skandale të pastrimit të parave./ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne