Çavushollu: Nuk i aprovojmë sanksionet kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Turqia nuk aprovon sanksionet kundër Rusisë.

Çavushollu bëri të ditur se këto sanksione dëmtojnë ekonominë e Ankarasë.

“Turqia në të shkuarën hoqi shumë nga sanksionet. Sanksionet ndaj fqinjëve dhe partnerëve (Rusisë) tonë e dëmtuan shumë ekonominë e Turqisë. Për këtë arsye kur dëgjojmë për sanksionet nuk i aprovojmë ato. Për këtë arsye nuk u përfshimë në sanksionet kundër Rusisë dhe preferuam bashkëpunimin politik” u shpreh Ministri Çavushollu.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të këtij muaji miratuan projektligjin që merr në objektivë sektorët kyç të Rusisë si atë hekurudhor, detar, metalurgjik dhe minerar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne