Çavusoglu: Nuk lejojmë që të uzurpohet e drejta e Turqisë në Mesdheun Lindor

Ky vlerësim i ministrit Çavusoglu erdhi gjatë një interviste me korrespondentin e një kanali televiziv privat në qytezën turistike Davos të Zvicrës, ku po qëndron për të marrë pjesë në Forumin 50. Ekonomik Botëror (WEF), i cili filloi punimet të martën.

Shefi i diplomacisë turke u ndal veçanërisht mbi aktivitetet e kërkimit të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

“Aktivitetet tona të sondimit vazhdojnë në dy zona. E para është në parcelat brenda platformës kontinentale. Këto përplasen me vendet e licencuara nga Administrata Greke e Qipros. Ne nuk i diskutojmë këto, pasi askush s’mund të kundërshtojë faktin që mbi to ka të drejta edhe popullata turke e Qipros”, tha ai.

Çavusoglu tërhoqi vëmendjen se Administrata Greke e Qipros, e llastuar së tepërmi nga Bashkimi Evropian, vazhdon në mënyrë të njëanshme aktivitetet e sondimit në rajon.

“Anija jonë e sondimit përfundoi aktivitetet e sondimit në jug të Karpazit (Karpasia) dhe shkoi në parcelën nr. 8. Këto janë vende të licencuara nga Administrata Greke e Qipros dhe këtu jemi gati të bashkëpunojmë. Ne s’lejojmë që të uzurpohet e drejta e Turqisë; jemi të pranishëm edhe në terren, edhe në tavolinë”, theksoi ministri Çavusoglu./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne