Charlottesville kërkon autorizim për heqjen e “statujave”

Kryetari i Komunës së Charlottesville në SHBA, Mike Signer, iu bëri thirrje për takim urgjent anëtarëve të parlamentit të Virxhinias për t’i dhënë “autoritet” komunës për heqjen e statujës së “konfederatës”.

Signer në thirrjen e tij për trupin legjislativ të Virxhinias kërkoi që të mbahet një seancë speciale për përgatitjen e ligjeve të rejave të cilat do t’i japin mundësi dhe autoritet “administratës lokale që të vendosë për fatin e statujave të konfederatës” dhe pas ballafaqimit të qytetit me incidentet e dhunës “pezullimin e disa ligjeve të armëve”.

Kryetari i Komunës nga Partia Demokrate, Signer, në deklaratën e tij me shkrim kërkoi që të merret vendimi i vendosjes së statujave në muze, vende të varrezave ose në ndonjë vend tjetër. Ai thotë se statujat në fjalë “është e qartë se ashtu si qendrat tregtare në qendër të qytetin Charlottesville nuk mund t’i atribuohen shoqërisë.”

Pas ardhjes në pozitë të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, të djathtët ekstremistë rritën aktivitetet e tyre. Në protestat e realizuara ku u rrëzua statuja e Konfederatës në Charlottesville një person kishte humbur jetën. Ndërkaq si pasojë e aksidentit të një helikopteri policor në orët e njëjta, 2 policë kishin humbur jetën./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne