Dalin detajet/Konfirmohet me koronavirus gardiani tek burgu 313, infektohen djali dhe bashkëshortja

Drejtoria e Burgjeve ka konfirmuar se një prej punonjësve të burgut 313 në Tiranë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në një deklaratë për shtyp ajo shprehet se ai i është nënshtruar testit pas shenjave që kanë shfaqur djali dhe bashkëshortja e tij, të cilët gjithashtu kanë rezultuar pozitivë.

Sipas drejtorisë së Burgjeve, ai nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë në punë, si dhe ka qenë i pajisur me maskë, doreza si dhe ka rujatur distancimin fizik.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në transparencë të plotë me qytetarët, informon publikun se më datë 14.04.2020, një prej punonjësve që shërben në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja” në Tiranë, ka rezultuar i infektuar me virusin Covid-19.

Më herët, ai i është nënshtruar kontrolleve të zakonshme shëndetësore të ekipit të mjekëve që kontrollon të gjithë punonjësit e burgjeve në kuadër të masave të marra për parandalimin e virusit Covid-19, ku nuk ka shfaqur asnjë shenjë.

Vetëm pas shenjave që kanë shfaqur familjarët e tij, ai ka kryer një vizitë më të specializuar nga mjekët epidemiolog dhe pas kryerjes së tamponit përkatës në Spitalin Infektiv sipas protokolleve shëndetësore, ka rezultuar pozitiv së bashku me bashkëshorten dhe djalin./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne