Shqiperia

Deklarata e ashpër e Manjanit: Rama gënjen për refugjatët / Deputeti i CDU ja plasi në lule t’ballit kryeministrit këmbëgjatë…

Ngritja e kampit të refugjatëve sirianë në vendin tonë, nuk paska qenë ide e BE-së, por e kryeministrit Edi Rama.

Jo vetëm mediat europiane por edhe zyrtarët më të lartë të vendeve të BE-së përfshirë Johann Wadephule CDU, theksojnë se Rama ka kërkuar që sirianët ish-luftëtarë të ISIS të vijnë në Shqipëri me kushte që të hapen negociata.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka cilësuar ‘Gënjeshtari me këmbët e gjata’, këtë mashtrim të radhës së Edi Ramës.

Ndërkohë ai i ka bërë apel opozitës që të reagojë, pasi sipas tij dikush duhet t’i thotë ‘JO’ Europës, pasi sirianët nuk kanë destinacion Shqipërinë.

Ja statusi i Manjanit:

Gënjeshtari me këmbë të gjata!

Johann Ëadephul i CDU, ja plas përsëri në lule t’ballit Edi Ramës, gënjeshtarit të popullit të vet!

“Ngritjen e qendrave të refugjatëve na e ofroi Edi Rama”- thotë Ëadephul.

Pra, nuk është as fantazi kozmike, as sajesë e shtypit Europian e aq më pak sajesë e opozitës!

Është realitet! Kryeministri, miza e kalit, i ka ofrur vetë këtë poshtërsi me pasoja të rënda për vendin e tij! Është absolutisht unik në sojin e palaçove udheheqës që shesin vendet tyre për pushtet personal!

Pra kishim të drejtë ne që reaguam dhe vazhdojmë të reagojmë!

Ende nuk e kuptoj opozitën zyrtare?!!

Dikush, përveç Pandeli Majkos (i cili meriton respekt) duhet ti thotë Europës se Shqipëria nuk mund ta pranojë këtë barrë me pasoja katasteofike!

Ne jemi për vete në emergjencë humanitare, sociale, ekonomike e ligjore! Nuk mund te garantojmë asgjë të mirë për asnjë refugjat, të cilën nuk kanë destinacion Shqipërinë.

Ne kemi nevojë nga Europa për investitorë dhe jo Refugjatë!

Qeveria jonë na keq përfaqëson, ndaj opozita është legjitime të përfaqësojë zërin e shumicës së popullit shqiptar, që nuk do biznes për trafikantët, por punë të ndershme dhe zhvillim.

Nuk është aspak turp tu themi cilësdo qeveri në Europë : jo, ne nuk marrin refugjatë qe nuk i mbani dot ju!

Gënjeshtari me këmbë të gjata u pa se ç’po bën!

Opozita, nuk e kuptoj se ç’po bën!!!!

OPINIONE

INTERVISTA