Deklarata e Ramës për Haradinajn, ish-ministrja: Arroganca që kalon përtej kufijve është pasqyra e shëmtuar e lidershipit tonë

Ish-Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama kundrejt politikanëve në Kosovë. Shefi i qeverisë tha se mospjesëmarrja e Kosovës në Samit është qasje e gabuar pasi sipas tij nuk prodhon asnjë zhvillim.

Me një shënim në “Facebook”, Gjosha shkruan se  “gjuha e arrogancës që kalon përtej kufijve është pasqyra e shëmtuar e lidershipit tonë, është fyese për një shtet të pavaruar si Kosova dhe për gjithë qytetarët Kosovarë.  Ajo pohon se çdo bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të udhëhiqet me çdo kusht nga intersi kombëtar.

Postimi i Gjoshës:

“I turpshëm qëndrimi i Kryeministrit ndaj Kosovës. Gjuha e arrogancës që kalon përtej kufijve është pasqyra e shëmtuar e lidershipit tonë, është fyese për një shtet të pavaruar si Kosova dhe për gjithë qytetarët Kosovarë. Bashkëpunimi Ballkanik është i domosdoshëm, por ai duhet të kryhet me transparencë dhe me gjithë përfshirje. Në cdo bashkëpunim është e nevojshme të udhëhiqemi nga interesi kombëtar. Ndaj gjithë kujt nga ne sot i lind pyetja: Çfarë përfitojmë ne nga kjo marrëveshje? Me cfarë konkuron Shqipëria në tregun rajonal? Cilat janë kapacitetet tona? Cilat janë projektet konkrete? Kryeministri të mos japë vetëm shifra miliarda euro për të marrë vëmendjen e publikut por të analizojë me saktësi përfitimet konkrete për Shqipërinë. Të bësh shoë sot me Kosovën është veprimi më i ulët dhe nuk i shkon për shtat Shqipërisë! Edhe nëse Kosova ka rezerva, a është ulur dikush nga qeveria jonë për të diskutuar me ta? Cfarë duhet bërë që Kosova të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi?Ky do të ishte reagimi i një shteti normal!”- shkruan Gjosha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne