Shqiperia

Demokrati rebel nga Kukësi s’ndalet, sulmon katolikun islamofob Fahri Balliu: një ish-sigurims me tre beteja elektorale të humbura

bsen Elezi, ish-kreu i PD-së së Kukësit që së fundi ka hyrë në historinë politike të kësaj partie me një fjalim rebel në Kuvendin Kombëtar, mbi të gjitha dhe të duatrokitur nga masa e delegatëve, po vijon të denoncojë stilin Bashan në drejtimin e demokratëve.

Së fundi ai është bërë aktiv dhe në rrjete sociale, duke replikuar në distancë me disa figura publike, gjithashtu dhe politike, ku përfshihet dhe Ristani, të cilin ai e kundërshtoi fuqishëm zgjedhjen e tij si Sekretar të Përgjithshëm të PD-së.

Por së fundi ai ka sulmuar dhe Fahri Balliun, botuesin e gazetës “55”, zërin mediatik të demokratëve, që për ironi vjen nga kasta komuniste, si ish-gazetar i ZP-së, ish-shkrimtar dhe skenarist filmash të Realizmit Socialist, e që sipas Elezit ka qenë dhe një ish-sigurims.

“…ky bashkëpuntori i Ramiz Alise, ish-sigurimsi, gazetari Zërit Popullit, 3 here kandidat për deputet humbës në mazhoritar etj etj., që zgjedh djalin debil deputet”, shkruan Elezi në një status në FB.

Pra, demokrati rebel vë në dukje faktin se Fahri Balliu, mbrojtësi më i madh i linjës Basha në PD, ka humbur në të kaluarën tre beteja elektorale. /tesheshi

OPINIONE