Denoncimi/ Erion Veliaj vodhi ditën që mbylli mandatin 5.2 milionë euro (DOKUMENTET)

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar me dokumente abuzimin financar me paratë e shtetit në shumën 5.2 milionë euro nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Ditën që do mbyllej dhe mandati i tij në krye të Bashkisë sipas Zhupës: “Me vendim të Keshillit të Ministrave nr.284, datë 10.05. 2019 qeveria miratoi farsën e rradhës duke pezulluar zhvillimin e procedurave të prokurimit publik në të gjitha Bashkitë e vendit për periudhën e zgjedhjeve vendore farsë nga data 1 Qershor 2019 deri me 30 Qershor.

Abuzimi dallon qartë në Bashkinë e kryemashtruesit Erion Veliaj i cili ditën e fundit 31 Maj 2019 që mbyllet dhe sistemi i prokurimit publik sipas VKM për këto njesi vendore , ka arritur të tenderojë kontrata që shkojnë në një vlerë prej 5.2 milion euro. Tenderat e zhvilluar ne ditën e fundit janë abuziv dhe me vlera të 3 fishuara, këtu vërehen në tenderat si: për trajnim stafi të Bashkise , blerje mobiljesh etj”. Zhupa ka publikuar dhe dokumentet të cilat sipas faktojnë këtë zhavtje të parasë publike nga qeveria dhe kryebashkiaku Veliaj.

Postimi i plotë:

 

 

 

 

burimi: /faxweb

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne