Denoncimi për shpifje: Nishani humb gjyqin me Erjon Veliajn

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani humb gjyqin me kryebashkiaun Erjon Veliaj. Ai e paditi gati një vit më parë për fyerje pas akuzave të kryetarit të Bashkisë në një emision televiziv se Nishani ka grabitur pronën e një kishe në Elbasan.

Nishani kërkonte si dëmshpërblim për dëmin moral të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit, vlerën prej 100 lekësh të reja, por duket se gjykata e ka refuzuar.

Në kërkesë-padinë e tij thuhej se “pala e paditur të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra duke publikuar me shpenzimet e veta në emisionin “Opinion” të TV Klan dhe mediat kombëtare vendimin e Gjykatës”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne