Bota

Deraa është e gatshme të evakuojë militantët pas marrëveshjes së armëpushimit

Është raportuar se në rajonin Deraa në jug të Sirisë, janë bërë përgatitjet e nevojshme për evakuimin e militantëve në veri të vendit, Idlib, dhe se autobusët e gjelbër kanë arritur në pikën e lëvizjes.

Duke folur për Sputnik, burimet raportuan se pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit, mijëra sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Në deklaratën e dhënë për Sputnik, eksperti ushtarak sirian, gjeneral brigade në pension, Ali Maksud u shpreh se “Në provincën Deraa ka mbetur vetëm një rajon nën kontrollin e terroristëve dhe ky rajon është trekëndëshi i mbetur në rajonin kufitar me kufirin Jordani-Siri dhe lartësitë e Golanit.”

Maksud tha se: “Në këtë rajon janë rajonet vendbanimet e Hayt, Tasil, al-Shajarah, Nafa’ah dhe Sahem al Golan. Me siguri, ushtria siriane së shpejti do të sjellë goditje shkatërruese në pozicionet e terroristëve të ISIS-it në këtë rajon.”

‘PALA QË KA HUMBUR MË SË SHUMTI ËSHTË IZRAELI’

Maksud tha se pala që ka pësuar më së shumti humbje në fitoren e ushtrisë siriane në jug të vendit, është Izraeli dhe se planet e këtij vendi për të ndërtuar një zonë tampon prej 30 kilometrash në territorin sirian, kanë dështuar, duke vazhduar kështu:

“Përleshjet për çlirimin e jugut të Sirisë, do të përfundojnë me fitoren e plotë të ushtrisë tonë. Ministri i Jashtëm jordanez do të vijë së shpejti në Siri për të diskutuar hapjen e vendkalimeve kufitare midis vendeve tona, si dhe restaurimin e objekteve infrastrukturore të shkatërruara. Një arterie e rëndësishme për ekonomitë siriane dhe jordaneze do të hyjë në fuqi.”

Është raportuar se sipas marrëveshjes së arritur nga qeveria siriane me grupet e armatosura opozitare, militantët ranë dakord që të tërhiqen nga të gjitha vendbanimet e rajonit Deraa dhe se marrëveshja e arritur parasheh rifillimin e aktiviteteve të organeve drejtuese të lidhura me qeverinë siriane në këtë rajon si dhe kthimin e azilkërkuesve në shtëpitë e tyre.

Burimi : Sputnik News/ ML