Dështimi i negociatave, Rama mbledh Kryesinë e PS-së

Që prej mëngjesin e sotëm Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë. Në fokus të diskutimeve mësohet se është vendimi negativ i 18 tetorit nga Këshilli Europian për të mos hapur negociatat e Shqipërisë me BE.

Po kështu në mbledhje po diskutohet për projektligjet që do të kalojnë në seancën e së enjtes, por edhe zhvillimet brenda strukturave të PS-së.

Pas kësaj mbledhje kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me Gramoz Ruçin, Taulant Ballën dhe Damian Gjiknurin.

Me këta të fundit Rama do të diskutojë për Reformën Zgjedhore, pasi është edhe një nga kushtet për hapjen e negociatave.

Tre ditë më parë, Rama u shpreh se reforma zgjedhore, si kusht i Bundestagut gjerman do të miratohet me apo pa PD-në, brenda Dhjetorit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne