Detaje/ Gruaja që u gjet e pajetë në banesë vuante nga skleroza, policia kishte shkuar disa herë në banesën e saj pasi…(Emri)

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në një banesë në Laprakë, ku shtetësja Veronika Ramadani, 67-vjeç u gjet e vdekur brenda banesës së saj.

Ndërsa policia ka shoqëruar djalin e saj, gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se 45 vjeçari Julian Zisi që u shoqërua për të sqaruar rrethanat e vdekjes së nënës së tij, është me probleme psikologjike dhe epileptik.

Po ashtu nëna e tij rezulton se vuante nga skleroza.

Siç mëson gazetarja Dorjana Bezat, familja kishte histori dhune pasi shpesh herë konfliktoheshin me njeri-tjetrin dhe ndërhynte policia.
Julian Zisi mësohet se mbahet ne polici prej pasdites se djeshme i shoqëruar./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne