“Die Presse” ngushëllon kancelarin austriak: Një video nuk të shkatërron karrierën politike, shiko rastin e Ilir Metës

Publikimi i një video në Austri ndryshoi të gjithë rrjedhën e politikës.

Ishte fillimisht zv.kancelari, Heinz Christian Strache protagonisti i videos që dha dorëheqjen. Pas kësaj dha menjëherë dorëheqjen kancelari Sebastian Kurz dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme.

Mirëpo gazeta e njohur “Die Presse” i ka kushtuar një artikull këtij fenomeni.

“Si një video skandal jo gjithmonë të mbyll karrierën politike”, nis kështu artikulli, dhe në këtë rast është marrë rasti i videos Meta-Prifti.

“Një kamera kapi zëvendëskryeministrin duke bërë marrëveshjet të korruptuara.

Regjistrimet u dërguan në media, por nuk u pranuan si dëshmi”, shkruan “Die Presse”.

“Meta, i cili fillimisht kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi video u bë publike, u shpall i pafajshëm më pas nga gjykata. Ai u bë më vonë kryetar i parlamentit dhe për më shumë se dy vjet ai është tani president i Shqipërisë.

Video doli në dritë në fillim të vitit 2011. Në klimën politike të tensionuar të shqiptarëve, video menjëherë ngjalli zemërimin e masave.

Kur demonstruesit e zemëruar të opozitës së atëhershme socialiste u përpoqën të sulmonin ndërtesën e qeverisë, katër protestues u qëlluan për vdekje.

Meta i mbijetoi stuhisë politike dhe ligjore pas tërheqjes së tij strategjike. Mirëpo, socialistët në vitin 2013, kishin nevojë për një partner koalicioni. Shefi i saj Edi Rama iu drejtua Metës dhe partisë së tij LSI.

Aleanca vazhdoi dhe Meta përparoi duke u zgjedhur në numrin një në shtet”, përfundon artikulli./javanews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne