Dita e 15 e grevës/ “Eja mblidhuni këtu!”, naftëtarët e Ballshit përshkallëzojnë protestën, marshim drejt bashkisë

Teksa greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit ka hyrë në ditën e 15 të saj, punonjës të kësaj rafinerie janë hedhur në protestë. Me një banderolë në duar, ku shkruhet; “Punë, pagë, prespektivë”, naftëtarët kanë nisur një marshim, ndërsa do të stacionohen para bashkisë së Ballshit.

Naftëtarët do protestojnë për kërkesat e tyre, ndërsa thuhet se do të bllokojnë dhe rrugën.

foto galeri

foto galeri

Në pamjet e siguruara për ‘BalkanWeb’ protestuesit dëgjohen teksa brohorasin në kor vargjet nga kënga patriotike ‘Eja mblidhuni këtu, këtu!”. Kujtojmë se naftëtarët kanë hyrë në grevë urie pasi kërkojnë likuidimin e pagave të prapambetura si dhe duan që të vijojë puna./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne