Shqiperia

Djegia e anijes në Karaburun, Kapiteneria merr vendimin e fortë

Dy ditë pas djegies së anijes turistike “Aqua Marine”, në gadishullin e Karaburunit, Kapiteneria e Portit ka vendosur të ushtrojë një kontroll tek anijet e tjera turistike, për të shmangur një tjetër ngjarje të tillë.

Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se 98% e anijeve turistike zbatonin kriteret, ndërsa pjesa që nuk plotësonin kërkesat janë bllokuar nga Kapiteneria.

Njoftim i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:
Per masat e marra ndaj anijeve turistike ne Vlorë. Ne portin dhe gjiun e Vlores oprerojne 15 subjekte me anije +12pasagjer, per sezonin turistik 2019. Duke mare shkas nga situata e fundit te ndodhur ne bordin e anijes turistike AQUAMARINE e cila u perfshi ne flak deri ne djegien totale te saj duke rrezikuar jeten e njerzeve qe ishin ne bord , te cilet fal shpejtesise dhe aftesive te tyre arriten te shpetonin veten nga flaket, po ne te njejten dite qe ndodhi situata jo e mire per imazhin e turizmit dhe Vlores, Kapiteneria e Portit Vlore mori nje sere masash dhe kontrollesh te detajuara te paisjeve te zjarrfikse ne keto anije turistike te cilat rrezultuan 98% konform certifikates se rregjistrit detar shqiptar e cila eshte pergjegjese per numrin dhe tipin e mjeteve zjarrfikse ne baze te kapacitetit te anijes dhe tipit te saj.

Anijet qe nuk plotesonin kerkesat ne lidhje me mjetet zjarrfikse te cilat duhet te ishin ne bord te kolauduara u bllokuan nga Kapiteneria e Portit Vlore deri ne plotesimin e plote te tyre.

Gjithashtu nje mase tjeter per anijet turistike +12pasagjer u more per ndalimin e lundrimit naten me pasagjer ne bord.

Inkurajojme çdo turist, person apo autoritet që të denoncojë rastet kur anijet turistike shkelin standartet apo çdo lloj shkelje qe vini re gjatë udhetimeve pasi masat do jenë shume te rrepta.
Drejtoria e Pergjithshme Detare

Durres me 30 korrik 2019

foto galeri (BalkanWeb)

OPINIONE