Shqiperia

“Do të shemben statujat!”, Boçi zbardh skenarin e protestës: Mos u kurseni!

Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se si do të vijojë protesta e opozitës nesër para kryeministrisë.

Sipas Boçit data 16 shkurt do të kthejë lindjen e shpresës dhe do të shkulë nga rrënjët statujën e gjallë të mashtrimit, arrogancës e harbutërisë së pushtetit të korruptuar e degraduar kokë e këmbë.

Vetëm një ditë, për të shkulur nga rrënjët me soj e sorollop, statujën e gjallë të mashtrimit, arrogancës e harbutërisë së pushtetit të korruptuar e degraduar kokë e këmbë.

Vetëm një ditë, për të shembur njëherë e mirë statujën e krimit, hajdutërisë e babëzisë.

Vetëm një ditë, për të nxjerrë zvarrë nga vrima ku është futur statujën prej kokaine, deliri e çmendurie të një Kryeministri të bojatisur e të marrë fund.

Mos u kurseni në këtë ditë!

Ajo është e historisë dhe e njerëzve të lirë e të ndershëm.

Statujat shemben në Shkurt!”- shkruan ndër të tjera Boci.

Postimi i plotë

Legjenda shqiptare e Shkurtit e ka një domethënie, e vetë Shkurti për këtë arsye e ka profecinë brenda tij.

Me bekimin e Zotit, sipas legjendës, Marsi “i luftës”, i mori tre ditë hua Shkurtit, për të përmbushur nga aty zemërimin e tij.

Për këtë ai u shënjua si muaji më i spikatur i vitit.

Ndërsa në vitin 91, me vullnetin e njerëzve të lirë, por dhe me bekimin e Zotit të rikthyer midis tyre, shqiptarët i morën një ditë hua shkurtit, duke e futur atë në histori.

Në datën 20 të tij, ata derdhën zemërimin e tyre rrugëve të Tiranës dhe shkulën e morën zvarrë nga qendra e kryeqytetit, statujën prej bronzi të diktatorit të fundit në Europë, duke i dhënë fund epokës me gjakatare vëllavrasëse dhe regjimit më absurd e duke hapur kështu portat e lirisë.

Në 17 shkurtin e 2008, Zoti e miqtë e shqiptarisë bekuan me pavarësinë e ëndërruar shekullore Kosovën.

Statuja e dominimit serb u shkërmoq dhe u shbë.

Ndërsa sot, jo rastësisht, qytetarët e këtij vendi, përsëri me bekimin e Zotit dhe me bekimin e familjeve të tyre e fëmijëve të tyre, kanë marrë nga Shkurti vetëm një ditë tjetër hua.

Datën 16.

Vetëm një ditë, për ta kthyer atë në ditën e lindjes së shpresës, në ditën e kthimit të besimit, në ditën e ndërtimit të së ardhmes.

Kanë marrë vetëm një ditë të vetme, për t’i shërbyer vendit një jetë të tërë.

Vetëm një ditë, për të shkulur nga rrënjët me soj e sorollop, statujën e gjallë të mashtrimit, arrogancës e harbutërisë së pushtetit të korruptuar e degraduar kokë e këmbë.

Vetëm një ditë, për të shembur njëherë e mirë statujën e krimit, hajdutërisë e babëzisë.

Vetëm një ditë, për të nxjerrë zvarrë nga vrima ku është futur statujën prej kokaine, deliri e çmendurie të një Kryeministri të bojatisur e të marrë fund.

Mos u kurseni në këtë ditë!

Ajo është e historisë dhe e njerëzve të lirë e të ndershëm.

Statujat shemben në Shkurt!

OPINIONE