Donald Trump prezantohet si islamofobi nr.1 në Angli

Komisioni i të drejtave islame të njeriut me qendër në Londër të Anglisë, në një ceremoni të organizuar dje, si islamofobi nr.1 në botë për vitin 2017 ka prezantuar presidentin amerikan Donald Trump.

Përzgjedhja që bën ky komision, bazohet në aktivitetin e personit që me mendimet e tij nxitëse dhe urryese është bërë shkak për përhapjen e islamofobisë në botë. Në përfundim komisioni ka nxjerrë rezultatin se presidenti amerikan Donald Trump është politikani i parë më i flaktë anti-islam në botë. Donald Trump që në ditët e para të futjes së tij në shtëpinë e Bardhë ka nxjerrë dekretin për ndalimin e futjes së shtetasve nga 6 vende myslimane, dekret që është kundërshtuar ashpër nga myslimanët, politikanët dhe organizatat ndërkombëtare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne