Dorëzimi i ishujve egjiptianë, Arabisë Saudite

Burime nga Egjipti njoftuan se akordi i arritur mes Arabisë Saudite dhe Egjiptit për ndarjen e kufijve ujorë dhe detarë mes dy vendeve, akord i nënshkruar nga presidenti ka nisur të zbatohet.

Gazeta Egypt Today, shkruan se me aprovimin e Abdul’fetah Sisi, dy ishujt Senafir dhe Tiran i janë dorëzuar Arabisë Saudite dhe së shpejti flamuri kombëtar i këtij vendi do të ngrihet mbi ishujt në fjalë pa asnjë ceremoni zyrtare. Presidenti egjiptian, ka pranuar dhënien e dy ishujve në një kohë kur ai është përballur me protesta të shumta popullore për shkak të akordit për dhënien e ishujve Tiran dhe Senafir Arabisë Saudite. Dhënia e këtyre ishujve është shkelje e nenit 151 të kushtetutës së Egjiptit. Ky nen thotë se çdo vendim që prek interesat kombëtare duhet të merret me anë të një referendumi. Mirëpo presidenti egjiptian pa i kushtuar rëndësi këtij ligji, mori vendim për dorëzimin e ishujve Senafir dhe Tiran, Arabisë Saudite. Ky vendim ngjalli protesta të shumta në Egjipt, protesta që janë shtypur me forcë nga ana e policisë dhe forcave të rendit të Egjiptit. Gjykata e Egjiptit e ka shpallur të ndaluar organizimin e protestave kundër marrëveshjes për dorëzimin e ishujve Tiran dhe Senafir, Arabisë Saudite. Gjykata e Kajros me kërkesë të Maxhedi Abdul’gefar ministër i brendshëm i Egjiptit, ka shpallur të ndaluar organizimin e protestave përpara godinës së qeverisë dhe përreth saj. Marrëveshja për dorëzimin e këtyre ishujve u nënshkrua nga palët gjatë vizitës së mbretit të Arabisë Saudite në Kajro.

Gjykata administrative në Egjipt ka dhënë votën kundër kësaj marrëveshjeje e cila kundërshtohet nga shumë shtetas egjiptian, mirëpo qeveria pa i kushtuar rëndësi vendimit të gjykatës pritet ta vë marrëveshjen për votim në parlament. Selman bin Abdulaziz, mbreti i Arabisë Saudite, më 7 prill në krye të një delegacioni të lartë shtetëror, ka shkuar në Egjipt për një vizitë zyrtare pesëditore dhe ka zhvilluar takime dhe bisedime me Abdul’fetah Sisi, presidentin e Egjiptit. Arabia Saudite do të sigurojë nevojat naftore të Egjiptit për një periudhë pesë vjeçare në vlerë 20 miliardë dollarë. Gjatë vizitës së mbretit të Arabisë Saudite në Egjipt, qeveria egjiptiane ka pranuar t’i dorëzojë Arabisë Saudite sovranitetin e dy ishujve Tiran dhe Senafir të këtij vendi. Kjo çështje është përballur me protesta të gjera të grupeve revolucionare, politike, popullore, partiake dhe të aktivistëve të tjerë të Egjiptit. Qëndrimi i përbashkët për dënimin e dhurimit të ishujve egjiptianë Arabisë Saudite, për herë të parë është bërë shkak për unifikimin e qëndrimeve të opozitarëve dhe përkrahësve të regjimit sundues në Egjipt, mirëpo kjo çështje u përballur me reagimin e ashpër të Abdul’fetah Sisi dhe të forcave të sigurisë dhe policisë së Egjiptit. Forcat e sigurisë dhe policisë së Egjiptit kanë shtypur me forcë protestat e organizuar në provinca të ndryshme të Egjiptit kundër dorëzimit të sovranitetit të ishujve Tiran dhe Senafir tek Arabia Saudite dhe kanë arrestuar shumë protestues. Deri tani gjykata egjiptiane ka dënuar 152 protestues me dy deri me pesë vjet burg./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne